Eksperti i turizmit, Auron Tare, publikoi në emisionin ‘Opinion’ disa foto të Ivanka Trump gjatë pushimeve në Shqipëri.

Ajo shoqërohej nga bashkëshorti Jared Kushner dhe disa persona të tjerë. Tare pohoi se grupi qëndroi në Shqipëri rreth 6 ditë. Ata shëtitën në zona të ndryshme të vendit, ndërsa për të fjetur preferuan jahtin e tyre.

Pjese e grupit ka qenë dhe miliarderi Naser al Khelaifi, presidenti i Paris Saint Germain. Opinion.al mëson madje se pikërisht teksa qëndronte në Shqipëri, Al Khelaifi ka mësuar se ka ardhur në jetë djali që ai dhe bashkëshortja prisnin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb