Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Open” tha se çështja e zgjedhjes së Presidentit është e mbyllur. Ai tha se Presidenti i ri do të zgjidhet nga kryeministri Edi Rama dhe shtoi se qëllimi i këtij të fundit, me të gjithë procesin e manifestuar është që të përçante opozitën.

“Ka një problem. Këta flasin për President konsensual dhe s’e dinë për çfarë bëhet fjalë. Këta se dinë ku përfunduan votat që bënë në fillim të procesit. Ishte diversion i Edi Ramës për të përçarë opozitën. Ai ishte proces i rremë për të treguar që opozita mori pjesë. Në momentin që u arrit ai qëllim nuk pati më marrëveshje.

Rama do e bëj Presidentin. Këta dalin, hedhin ndonjë emër dhe thonë që po këtë do të votojmë. Këta shtinë fall. Kjo është ruleta. Kaq luajnë këta të shkretët. Këta se dinë se cili është Presidenti. Këta se quajnë për gjë se kur vjen ai nga Amerika i emëron ministra apo deputetë. Duhet të pranojnë këtë standard. Fitojnë zgjedhjet me ushtri politikanësh pa identitet dhe një grup të fortësh të rekrutuar. Problemi është që të mos e pranojmë këtë standard”, tha Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: