Analisti Genc Burimi, në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ foli për procesin e zgjedhjeve për presidentin e ri.

Gjatë bisedës analisti u shpreh se ky proces është një çështje prioritare.

I ndalur tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, Burimi tha se sipas tij, kryeministri figurën e re thuajse e ka dizenjuar, ndërsa shtoi se Rama vijon të ndjekë të njëjtin stil që ngjall tensione.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit është një çështje prioritare. Unë nuk e kuptoj qëndrimin e Ramës. Një regjim si i Putinin nuk ka diferencë me atë të Ramës…Besoj që ai figurën e re e ka gjetur, mendoj do të jetë një grua. Besoj do të jetë një figurë që do të kthejë atë presidencë që ishte përpara Ilir Metës. Kujtoj fjalimin e tij që një pjesë të fjalimit e kishte me sharje ndaj Metës…Rama vazhdon të jetë me stilin që ngjall tensione, ngjall ndarje, kemi pasur në Francë Sarkozy që i adhuronte ndarjet…”, tha ai

Analisti Burimi komentoi gjithashtu edhe zgjedhjet presidenciale në Francë, i cili u shpreh se Emmanuel Macron dhe Le Pen do të zhvillojnë një debat televiziv ku pritet edhe të shpalosin të gjithë programin e tyre.

Po ashtu ai u shpreh se Macron nëpërmjet politikave  që ka ndjekur ka krijuar zhgënjime se të djathtëve po ashtu edhe për të majtët.

Burimi: Macron krijoi një parti të qëndresës si të thuash një parti vampire. Duke bërë një politikë të djathtë këto vite ai zhgënjeu të majtët…Kur lejoi në Francë hyrjen e emigrantë në këtë rast ai nevrikosi të djathtët. Sot ai ka krijuar shumë tensione në opinionin publik. Le Pen është ndryshe erdhi këto 5 vite duke zbutur imazhin e saj, por para ca vitesh bëri një gafë duke deklaruar se do të dalë nga Europa. Ndërsa këtu luajti Macron, duke përdorur këtë situatë.

A po shkon Franca drejt politikave ekstreme?

Burimi: Franca nuk është ekstreme. Ndasia politike në Francë nuk është e djathtë e majtë. Sipas Le Pen globalizimi i varfëroi francezët. Ndërkohë debati për Ukrainën, tani në Francë ka më pak terren sepse janë zgjedhjet dhe merr më shumë hapësirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb