TIRANË

Debate në studion e “Open” në News24 për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se maxhoranca kërkon negociata me opozitën, por pa përfshirjen e Sali Berishës.

Ai theksoi se nuk do të pranojnë asnjë procesi ku përfshihet ai. Nga ana tjetër, Balla tha se maxhoranca ka të drejtën e propozimeve. Për analistët Andi Bushati dhe Arion Sulo, kryeministri do e zgjedhë Presidentin, teksa procesi konsiderohet një farsë.

Bushati: Te propozimi i 20 opozitarëve është dhe emri i Sali Berishës, ju nuk do ta zgjidhni?

Balla: Jo, nuk pranojmë. Te çdo lloj procesi ku përfshihet ai.

Bushati: Pse nuk mbyllni dhe parlamentin?

Rakipllari: Opozitës i kërkoni të sjellë emra dhe do i shkartoni ju dhe më pas do zgjidhni ju një kandidat apo do zgjidhet një president me 84 vota?

Balla: Presidenti nuk mund të zgjidhet pa votat e grupit parlamentar të PS.

Sa i përket pyetjes se përse u bë një proces në PS paraprakisht…emrat që të shkoj në negociata duhet të marr fillimisht në grupin parlamentar. Aty kemi marrë vendimin që nuk do jetë nga grupi parlamentar, vendimin që të jetë një president për gjithë shqiptarët dhe kemi marrë vendimin që të mos jetë një President si Ilir Meta.

Ajo që i duhet një procesi ka pasur dikur që të dyja palët kanë propozuar. Rasti i vetëm në këto vite, është 20 vite më parë që nga një proces doli një president konsensual. U bënë disa shortlista dhe në momentin që nuk u ra dakord, për propozimin e PS-së për Nanon, gjithë shortlista e politikanëve ra dhe u kalua tek shortlista e ambasadorëve. As aty nuk u ra dakord he kaluan te shortlista e ushtarakëve. E solla si shembull si punohet në një tryezë.

Sulo: E keni vendosur që Presidentin ta zgjidhni vetë.

Balla: Ne jemi një godinë dhe e kemi mundësinë që të flasim.

Sulo: Z. Alibeaj tha se ne kemi kusht që presidentin ta propozojmë ne, ju thoni nuk e pranojmë. Mbaroi.

Bushati: S’ka shqiptar që nuk e di që do e zgjedhë Edi Rama.

Balla: Ke 20 vjet që thua atë.

Bushati: Kjo del.

Balla: Hajde dhe propozo, por mos nxirr kushtin që unë nuk kam të drejtë të propozoj. Hajde ulemi.

Rakipllari: Çështja qëndron këtu, ju thoni i kemi votat, ne i kemi, ne e zgjedhim. Realisht ju i keni 74, por nuk ka një proces më legjitim se në 2001. Ju nuk keni asgjë më shumë se në 2001 kur kërkohej president me 84 vota. Dy deputetë të ikën në burg, 2 non-grata, bie në 70.

Balla: PS në 25 prill të 2021 ka marrë një rezultat elektoral tërësisht legjitim të pakontestuar nga asnjë palë dhe PS ka fituar një mandat qeverisës të paktën me 74 mandate dhe pse shqiptarët na besuan 78.

Eni Vasili: I keni të gjithë pushtetet, pse nuk ia lini presidentin opozitës? Asnjë punë nuk iu prish presidenti, dhe Ilir Meta asnjë punë nuk ju prishi.

Balla: Kemi dalë në tregun çam këtu.

Vasili: Kur flisni për përfshirje, për konsensual.

Balla: Unë i kam votat në raundin e katërt. PS i thotë hajde zotëri.

Sulo: Ky është proces qesharak.

Balla: Ky s’qenka mirë, ke 5 minuta përrua psikik.

Sulo: Dhe mund të më dukesh përrua psikik. Çfarë bëni farsë akoma se ju ka rënë maska. Gjykata Kushtetuese tha për rolin e Presidentit ka rol substancial.

Balla: Po gabon. Janë afruar 23 shoqata që janë akredituar në Këshillin Europian të Integrimit. Kanë të drejtë të propozojnë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb