Në Emisionin ‘Open’ në ‘News24’, analisti Andi Bushati u shpreh se për të vetmen gjë për të cilën dakordësohet me socialistin Blendi Klosi është fakti se PS fitoi më 25 prill dhe se tashmë kryeministri Edi Rama thuajse e ka shprehur hapur që ne fituam dhe se vendimet i marrin vetë, dhe presidentin do ta vendosin ata.

Ndërkohë , Enton Abilekaj u shpreh se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të ishte një proces serioz, por tashmë PS është kthyer në partinë e një njeriu sipas tij që të gjitha vendimet i merr kryeministri.

Abilekaj: Zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces serioz. Kjo është partia e një njeriu që të gjitha vendimet i merr vetë.

Bushati: E vetmja gjë që bie dakord me Klosin është se Rama fitoi më 25 prill dhe në bëjmë çfarë duam vetë, kjo është e sinqertë sepse i jep fund anomalisë. Ne jemi në një republikë që edhe bluzën  e kombëtares i ka pikturuar Rama..dhe presidenti do të jetë i Ramës. I mori t’i gëzojë, por t’ja themi shqiptarëve që gjithçka këtu nuk është e jona…Nuk ma mbush dot Klosi mendjen që këtu po bëhet proces demokratik… Të mendoj se ka garë, njësoj si të them se Klosi është eskimez.

Figura e re e presidentit?

Rakipllari: Rama do të bëjë përpjekjet që të na surprizojë që të gjithëve. Opozita që u përfshi në këtë histroi pati rol pozitiv sepse ia dogji kartën. Grupi i mandatuar nga Rama që kërkoi një kandidat me 20 firma ishte pa sens, pra nuk ishte negociatë ajo. Opozita në njëfarë mënyrë e bëri rolin e saj. U bë një proces që u refuzua. U kërkua që të dërgohej me firma. Ishte që në fillim e menduar që do të ketë gjëra në proces, por do të shkohej tek raundi i katërt. Unë mendoj që mund të jetë ndonjë nga këta emrat, s’e përjashtoj pjesën që mund të jetë një personalitet i drejtësisë, një person i pranueshëm për mazhorancën dhe që të mos krijojë probleme për kryeministrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb