Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj pas përfundimit të mbledhjes tha se është detyrim i pozitës që të mos bojkotojë procesin, ndërsa theksoi se mazhoranca nuk i ka 71 votat për të vendosur për presidentin e ri.

Gjithashtu theksoi se sapo dolëm emrat , që ishin propozime fillestare, mazhoranca u tërhoq.

“Është detyrim i opozitës të mos shmangej, të mos bojkotonte. Është një sfidë që duhet ti shkojmë përballë, këto janë sfida dhe gjithmonë duhet të përballemi. Mazhoranca kurrë nuk i ka 71 vota, me çfarë i ka? Me tre mandate të Tom Doshit, me dy mandate të Aqif Rakip, apo me të tjerë që i ke pas qelisë, me një raport të DASH që godet besoj që është detyrim ky i yni për të marrë pjesë në proces dhe në proces marrim pjesë me dëshirën që të zhbëjnë atë kulturën e vogël të bojkotit që nuk eci. Të krijojmë një kulturë të re dhe të futemi me të me moral. Ne u ofruam me një dokument me ca rregulla të thjeshta. Sapo emrat që ishim thjesht propozime fillestare dolën , ditën tjetër PS , tërhiqet, Rama u tërhoq”, tha Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: