Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka realizuar këtë të hënë një takim me përfaqësuesin special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Pendarovski ka shprehur falendërimin nga ana e tij për vizitën e Stuart Peach në RMV, pas marrjes së funksionit në dhjetor të vitit 2021.

Po ashtu bëhet me dije se në takim ata kanë këmbyer informacione rreth gjendjes aktuale në vend dhe rajon, si dhe mundësitë për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.

Gjitashtu presidenti Pendarovski falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për interesimin dhe mbështetjen për dialogun maqedono-bullgar dhe nënvizoi se tejkalimi i bllokadës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të sjellë parashikueshmëri dhe stabilitet shtesë në Ballkanin Perëndimor.

786

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb