Presidenti i Santos, Marcelo Teixeira,  në një intervistë për Marca foli për momentin që po kalon Neymar.

“Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe të besueshme. Ishte momenti kur lojtari kishte nevojë për besueshmëri.

Neymar është i lumtur. Ai është i gëzuar, i fokusuar dhe dëshiron të shndërrohet në  një element i rëndësishëm në Santos. Ai është shumë mirë. E ardhmja? Ai është shumë i lidhur me projektin dhe lojtarët, të cilët e shohin atë si një pikë referimi”- tha Marcelo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb