Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se e ka përfunduar mbledhjen që pati me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.

Vuçiç ka thënë se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë ka biseduar me KFOR-in për situatën në veri të Kosovës.

“Kemi kërkuar që përfaqësuesit ndërkombëtarë të merren me palën kosovare para dialogut në Bruksel, besoj se do të kemi lajme të mira”, tha Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb