SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard” ka folur gjatë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si  dhe për çështjet e tjera integruese të Ballkanit Perëndimor.

Teksa komentoi fitoren e Albin Kurtit dhe mundësinë e rinisjes së dialogut, Vuçiç  theksoi se ndihet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV i cilësoi si të këqija.

Capture
Capture

“Janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit. Kam frikë për ndikimin që mund të ketë në dialog. Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”-tha ai.

Presidenti i Serbisë  gjithashtu u pyet edhe për krijimi i zonës së minishengenit në Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se deri në fund të 2019, qytetarët e Serbisë do të kenë mundësi të udhëtojnë pa pasaporta drejt Shqipërisë.

“Ne tani duhet të kujdesemi për veten dhe të përqendrohemi në arritjen e katër lirive këtu  (lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve). Aktualisht kemi nevojë për pasaportat tona kur udhëtojmë në Tiranë ose Shkodër. Deri në fund të vitit do të kemi arritur që mund të udhëtojmë vetëm me kartën e identitetit”-shtoi Vuçiç.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: