TIRANË

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, nis sot vizitën shtetërore në vendin tonë me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. Presidenti Pahor, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.

Pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe sllovenë.

Gjatë vizitës së tij Presidenti i Sllovenisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryeministri, Edi Rama.

Gjithashtu Presidenti i Sllovenisë, gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Presidenti Pahor, do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe do të vizitojë të martën qytetin dhe kalanë e Krujës.

AXHENDA
Në ora 16:00, Presidenti Pahor do të pritet nga Presidenti Meta me një ceremoni zyrtare në Institucionin e Presidentit. Vizita do të vijojë me një takim kokë më kokë mes dy krerëve të shteteve, të pasuar nga takimi dhe bisedimet dypalëshe mes delegacioneve zyrtare respektive.

Në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e të dy Presidentëve në sallën “Skënderbeu” të Institucionit të kreut të shtetit shqiptar.
Në orën 17.45 të së hënës Presidenti Pahor do të pritet nga Kryeministri Edi Rama,
Në orën 18.30 do të mbahet takimi me kryetarin e Opozitës dhe të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Hotelin MAK Albania.
Më datë 5 mars 2019, Presidenti Pahor do të pritet në takim të veçantë nga Kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Në orën 9.15, do të pritet nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në orën 11:00 Presidenti Pahor do të vizitojë qytetin dhe kalanë e Krujës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb