Gjatë fjalës së tij në kongresin e përvitshëm të UEFA-s, presidenti Aleksandër Ceferin, ka folur edhe për të ardhmen e Fair Play Financiar, një nismë e qeverisë së Nionit që ka kërkuar të vendosë nën kontroll të ardhurat e klubeve duke mos lejuar abuzimet me shifrat, teksa së fundmi e ka pësuar Mançester Siti, i pezulluar për 2 vite nga Kupat e Euopës dhe i gjobitur me 30 milionë euro.

“është shpejt për të thënë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por po e mendojmë dhe do ta modifikojmë. është një sistem që ka funksionuar, nuk ka më thuajse kurrë humbje në të ardhura në futbollin europian, por duhet të mendojmë sesi do të ndryshojnë gjërat. është ende shpejt për të bërë publike çdo gjë dhe nuk besoj se do të ndodhë shpejt”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb