Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka akuzuar Moskën për “luftë hibride në botë”, ndersa i ka bërë thirrje Perëndimit të rrisë presionin mbi Kremlinin për ndikimin e saj në Ukrainë.

Poroshenko, i ka bërë këto akuza në fjalimin e tij të mbajtur në konferencën për siguri që po mbahet në Mynih.

Poroshenko ka akuzuar Moskën, që sipas tij po kërkon të shkatërrojë demokracinë e Ukrainës dhe atë Perëndimore.

“Sot nuk mund të bëjmë asgjë përveç se të jemi të vetëdijshëm se lufta hibride e Rusisë është duke u kthyer gradualisht në një luftë hibride botërore”, ka thënë ai gjatë konferencës.

Në këtë konferencë, Rusia përfaqësohet nga ministri i saj i Jashtëm, Sergei Lavov.

Në këtë konferecnë ishte planifikuar të mbahej një takim në Formatin e Normandisë në mes të Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës, mirëpo është anuluar, pa u njoftuar nëse do të caktohet ndonjë datë tjetër për zhvillimin e një takimi të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: