Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) Mircea Joane ka konfirmuar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është ftuar në samitin e aleancës në Madrid.

Samiti do të mbahet në Madrid të Spanjës më 28 dhe 29 qershor respektivisht, raportoi The Kyiv Independent.

Në samitin do të marrin pjesë për herë të parë partnerët e NATO-s nga Paqësori – Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut, tha Joane në një deklaratë zyrtare.

“Sigurisht, zgjerimi i NATO-s dhe politika e dyerve të hapura do të jenë një temë e rëndësishme diskutimi. Shpresojmë që Finlanda dhe Suedia do të bashkohen me radhët tona. Dhe, natyrisht, ne duhet të vendosim për Ukrainën. Presidenti Volodymyr Zelensky do të jetë i pranishëm në takimin tonë në Madrid”, shtoi Mircea Joane.

Njoftimi për pjesëmarrjen e Zelensky-t në samit është bërë gjatë një diskutimi të organizuar nga Politico, raportojnë mediat lokale.

Më herët gjatë ditës, Europa Press, duke cituar burime në qeverinë spanjolle, tha se Spanja planifikon t’i dërgonte Zelenskit një ftesë zyrtare në samitin në Madrid më 29 dhe 30 qershor. Megjithatë, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba pranoi se ai po pret vendime pozitive për Ukrainën në samitin e NATO-s.

Për më tepër, Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen më 15-16 qershor në Bruksel, tha të premten aleanca, duke shtuar se BE, Gjeorgjia, Finlanda, Suedia dhe Ukraina janë të ftuara të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Takimi do të nisë me një darkë pune ku janë të ftuar Finlanda, Gjeorgjia, Suedia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian dhe do të kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Më 24 shkurt, Rusia filloi një operacion ushtarak në Ukrainë, duke iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë nga republikat separatiste të Donetsk dhe Luhansk për të kundërshtuar agresionin e trupave ukrainase.

Gati 14 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë.

Konflikti ka lënë 15.7 milionë ukrainas në nevojë për mbështetje humanitare, me disa prej tyre që nuk kanë akses në ujë dhe energji elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb