Nëse Ukraina merr armë me rreze të gjatë sa më shpejt të jetë e mundur, ushtria e saj nuk do të largohet nga Bakhmut, madje do të fillojë të çlirojë territoret e rajoneve lindore të pushtuara më parë nga rusët, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në konferencën e mbajtur për shtyp në Kiev.

“Askush nuk do ta dorëzojë Bakhmutin. Ne do të luftojmë sa të mundemi. Ne e konsiderojmë Bakhmutin kalanë tonë… Nëse kemi një armë të shpejtë, armën me rreze të gjatë, jo vetëm që nuk do të largohemi nga Bakhmuti, por edhe çlirimi i territoreve të tjera. Më pas do të fillojmë çlirimin e Donbasit, i cili është i pushtuar që nga viti 2014”, shtoi Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb