Unioni Mbarëkombetar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka reaguar me një deklaratë pas shfaqjes në një festival në Tiranë të simboleve të komunizmit.

Unioni, nëpërmjet kësaj deklarate, shpreh indinjatën e thellë ndaj veprimeve të papërgjegjshme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

Reagimi:

Perdorimi i simboleve te diktatures ne manifestime publike kembane alarmi per shoqerine!

Unioni Mbarekombetar i Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise shpreh indinjaten e thelle ndaj veprimeve te papergjegjshme te kryebashkiakut te Tiranes, Z.Erion Veliaj, i cili me papergjegjshmerine qe e karakterizon, me ideologjine staliniste qe e frymezon e ktheu festivalin Sunny Hill ne nje kongres te rinise komuniste te Helmesit te vitit 1944, duke njollosur identitetin e kombit, flamurin shqiptar.

Para 51 vitesh ne kampin cfaroses te Spaçit, te burgosurit politike ne mes te plumbave dhe terrorit per kater (4) dite rresht ngriten flamurin pa yllin stalinist qe ja kishte vendosur diktatori Stalinist Enver Hoxha, flamurit kombetar. Ajo revolte mbajti gjalle antistalinizmin shqiptar. Ajo revoltte perkujtoi ne ato dite te veshtira eliten e kombit qe e kishte vrare diktatori stalinist nga viti 1944-1973, kur u zhvillua revolta. Ajo revolte i paraqiti popullit shqiptar qendresen e fuqishme se liria mbrohet edhe kur s`ke arme, edhe kur s`ke pushtet, edhe kur s`ke plumba.

Pas 51 viteve enveristi Erion Veliaj, komanduesi i Bashkise Tirane, shpalosi flamurin me yllin stalinist ne mes te ketij festivali. Mijera te rinj te pranishem nuk e kane ditur fare se cfare traumash dhe krimesh i ka sjelle kombit shqiptar ai simbol i krimit. Reagimi i qytetareve shqiptare per shpalosjen e simboleve te komunizimit, enveristi Veliaj, ju pergjigj me nje mendjelehtesi dhe hipokrizi sa te papergjegjshme aq edhe te papranueshme ne nje shoqeri demokratike.

Sikur shpalosja e flamurit me yllin stalinist ishte nje parodi e nje dhendri tiranas shume i perndjekur politikisht. Hipokrizia e ketyre demagokeve stalinist nuk njeh kufi. Si kenge, si parodi apo cfaredo lloj forme moderne qe shfaqet nje simbol krimi, ku ky simbol i ka sjelle popullit shqiptar krime cnjerezore siç hebrenjve nazizmi. Jo qe nuk duhet lejuar por organizatoret dhe manifestuesit e ketyre simboleve duhet te mbajne pergjegjesi morale dhe ligjore, per arsye se simbolet e diktatures i kane shkaktuar kombit shqiptar nje bilanc krimi ku jane ekzekutuar mbi 5,577 burra, 450 gra, 26,766 burra te burgosur, 7367 gra te burgosura si kundërshtare politike. Kane vdekur nga torturat ne burgje 998 burra dhe 45 gra. 308 burra dhe gra jane çmendur nga torturat ne hetuesi. 354 shtetas te huaj jane pushkatuar. Mbi 6,000 shqiptarë dhe shqiptare nuk kane nje varr, ku familjaret t`ju dergojne nje tufe me lule.

Nisur nga ky bilanc 35-40 % e shiptareve, ylli i simbolit komunist u mori pronat, u solli fatkeqesi deri ne 6-breza dhe sot ne diten qe shpaloset ylli i flamurit komunist i ashtuquajtur ne forme moderne nga Z.Veliaj eshte nje turp kombetar.

Unioni Mbarekombetar i Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise ju kerkon Z.Veliaj qe te  jepni doreheqjen sepse keni prishur ekuilibrat e shoqerise shqiptare. Me shpalosjen e flamurit me yllin keni fyer heronjte e revoltes se Spaçit: Dervish Bejko, Hajri Pashai, Pal Zefi, Skender Daja, qe dhane jeten qe mos te njollosej flamuri shqiptar me simbole staliniste. Jepni doreheqjen se keni shkelur Kushtetuten e vendit tone e cila e ndalon me ligj manifestimin e diktaturave e cfaredolloj qe te jete.

Sic deklaroi ambasadorja e SHBA-ve, Juri Kim ne takimin qe zhvilloi me ne perfaqesuesit e te perndjekurve politike: “Nuk mund te kete asnje shfajesim apo justifikim per mizorine e regjimit komunist dhe te drejtuesve te tij apo per “nostalgjine e pavend per ditet e komunizmit. Nuk mund te kete paqe pa te verteten dhe pajtimin. Zoti i bekofte dhe i sherofte ata qe kane vuajtur”.

Z.Kryeminister Edi Rama, neqoftese Erion Veliaj nuk jep dorehqjen ju si kryeminister i ketij vendi duhet t`a shkarkoni menjehere per prishje te ekuilibrave te shoqerise shqiptare me simbolet e komunizmit. Nuk mund te kete paqe pa te verteten.

Presidenti:

Z.Besim Ndregjoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: