Universitatea Craiova mësoi sot kundërshtarin e saj në turin e dytë kualifikues të Conference League. Klubi rumun do sfidojë Vllazninë, teksa shorti është komentuar edhe nga Presidenti i ekipit të Craiovas, Sorin Cartu në një intervistë të dhënë për Pro Spor.

“Jemi gati për këto dy ndeshje europiane. E mora vesh menjëherë se me kë na ra shorti në Ligën e Konferencës. Tani po kërkoj informacione për këtë kundërshtar.Është e qartë që duhet të hakmerremi në Shqipëri! Nuk kemi asnjë justifikim këtë herë, duhet të jemi seriozë” – tha ai.Kujtojmë që pikërisht kjo skuadër u eliminua në vitin e kaluar nga Laçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb