I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Presidenti i Urdhërit Profesional i Mjekut Veteriner Ymer Elezi ka folur për ndryshimet në ligjin për Shërbimin Veterinar dhe për krijimin e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Elezi tha se çështjet që rregullon ky ligj kanë të bëjnë me organizimin dhe me shkrirjen e disa hallkave të tepërta, ndërsa pas konsolidimit të plotë të tij do të bëhet një vlerësim për mënyrën e funksionimit.

“Shërbimi veterinar është 92-vjeçar, më i vjetri në Shqipëri. Strukturat pas viteve ‘90 pësuan ndryshime dhe transformime, ku përveç shërbimit veterinar në strukturat shtetërore u krijua edhe shërbimi privat. Këto ndryshime kanë ndarë shërbimin veterinar, në shërbim kontrolli dhe mjekët veterinerë që do monitorojnë, por a kemi konflikt interesi? S’jemi të vetmit që e kemi bërë. Përsa i përket klinikave veterinare kemi 20 të tilla, ndërsa Maqedonia ka 130 klinika edhe pse ka më pak sipërfaqe. Kjo është zgjidhje provizore e Ministrisë së Bujqësisë dhe kështu duhej bërë. Përsa i përket shpërndarjes së veterinerëve në njësi administrative, do kontrollohen nga shërbimi veterinar zyrtar. Këto shtesa, ndryshime, krijojnë autoritet kompetent, ku ndahen çështjet, strukturat brenda Ministrisë së Bujqësisë do jenë politikbërje. Ligjet do shihen në një kënd tjetër, që do merren me mirëqënien, mbrojtjen e kafshëve dhe sigurinë e konsumatorit. BE po bën ligjin e ri për mbrojtjen e kafshëve”-tha Elezi.

Ymer Elezi tha se shërbimi veterinar sot mund të luftojë sëmundjet zonotike dhe ky rregullim mund të mos jetë më i miri, por është me i mire se paraardhësi.

“Veterinerët e mesëm nuk përbëjnë shumicën, por janë menduar kryesisht për në zona që ka mungesa të tyre. Janë 500 veterinerë të mesëm, ndërsa në tregun e punës kemi 1500 veterinerë. Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar është pjesë e strukturave veterinare, për trajnimin e tyre. Detyrë e Urdhrit është që bërthama e re që anëtarësohet, të trajnohet dhe pajiset me licencë.”-deklaroi Ymer Elezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb