Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve lidhur me procesin e kryetarëve, i është përgjigjur komenteve të deputetes Jorida Tabaku, duke i kërkuar të mos merret me çështjet e brendshme të PS.

“Unë mendoj që në fjalën time isha i qartë. Thirrja e konferencës së kryetarëve sot është njësoj si në vitin 2007, 2012 dhe 2017. Zonja Tabaku në fjalën e saj u mor me çfarë bëjmë ne brenda nesh, por kjo na takon ne. Të krijojmë model që ata që gjërat i bëjnë në kohë të mos paragjykohen. Përgjegjshmëria e PS ka qenë që ne këtë proces ta trajtojmë në kohë. Me shpresën që pas kësaj mbledhjeje ne do ulemi dhe do flasim për Presidentin e ri, të ulemi dhe për vendimin më të vogël marr propozimet e deputetëve të grupit tim. Ç’punë ke ti me procedurën që bëj unë me deputetë të grupit tim parlamentar. Mbledhja vijon më 10 maj, te ky proces është mirë të vëmë interesin kombëtar mbi interesat e vogla”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: