TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, solistin e Operas Shtetërore të Vjenës dhe koreografin e mirënjohur shqiptar, Eno Peçi.

Përmes një statusi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se Peçi ka spikatur në skenat europiane duke nderuar veten dhe kombin shqiptar të tërësi.

“Me mirënjohje të thellë i dorëzova Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, solistit të Operas Shtetërore të Vjenës dhe koreografit tonë të mirënjohur Eno Peçi. Talenti i spikatur dhe përkushtimi i palodhur e kanë ngjitur atë në majat më të larta të skenës europiane dhe botërore, duke nderuar veten dhe vendin e tij.”

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb