Rriten tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani. Pasi sulmuan me 35 raketa balistike dy baza ushtarake në Irak, ku qëndrojnë ushtarë amerikanë, vjen një deklaratë kërcënuese nga presidenti iranian, Hassan Rouhani.

Ky i fundit përmes një deklarate për mediat ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmit të fundit. “I pretë dorën Sulejmanit, ne do t’i presim këmbët SHBA”, -thuhet në reagimin e fortë të presidentit.

Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë pas sulmit të Iranit, ku të vrarë mbetën 80 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Me anë të një mesazhi në ‘Twitter’ Tramp shkruante se gjithçka ishte në rregull dhe se përjashtoi viktimat në radhët amerikane.

“Gjithçka është në rregull. Po janë hedhur raketa në bazën amerikane në Irak. Jemi duke bërë një rishikim të dëmeve dhe viktimave në këto orë. Deri tani gjithçka është në rregull, ne kemi trupat më të fuqishme dhe më të organizuara në botë. Në orët e para të mëngjesit do të jap një deklaratë”- shkroi Trump.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb