Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka kritikuar Egjiptin dhe Jordaninë për “qëndrimin e tyre të heshtur” ndaj Izraelit.

Rouhani gjatë një fjalim në mbledhjen Këshillit të Ministrave në kryeqytetin Teheran duke folur mbi zhvillimet e fundit në Kudsin Lindor dhe Gazën pas sulmeve të Izraelit tha se palestinezët që nga viti 1948 janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe se janë bërë refugjatë.

Ai kritikoi veçanërisht qëndrimin e Egjiptit dhe Jordanisë lidhur me ngjarjet e fundit.

“Pse vendet fqinje me Izraelin janë të heshtur. Vendet e mëdha si Egjipti dhe Jordania janë fqinj të Izraelit. Pse nuk flasin? Gjithashtu edhe vendet tjera në rajon pse nuk kundërshtojnë?”, pyeti Rouhani.

Ai më tej theksoi se zyrtarët izraelitë nuk i besojnë fesë së profetit Hz. Musa. “Ju jeni mizorë sionistë dhe nuk keni një fe hyjnore. Irani është pothuajse i vetmi shtet që mbështet Palestinën. Detyra jonë është të mbështesim. Për palestinezët nuk ka rrugë tjetër përveç rezistencës dhe xhihadit”, tha presidenti iranian.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb