Ndonëse e gjithë vëmendja në një konferencë shtypi duhet të ishte tek presidenti irlandez, Michael D. Higgins, në fakt, prozhektorët e medias u kthyen të gjithë në qenin e tij.

Qenushi i quajtur Misneach, shfaqet në momentin që presidenti po jepte konferencë për mediat dhe kërkon nga i zoti të përkëdhelet.

Por ky moment nuk i ka shpëtuar mediave dhe video ka bërë xhiron në rrjet.

Sakaq, Presidenti Higgins po jepte një deklaratë në televizionin RTE në nder të mikut të tij Tom Hickey, i cili kishte ndërruar jetë së fundmi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb