Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila nisi në orën 18:00. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se në mbledhje është diskutuar mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, ndërsa janë dorëzuar propozimet e kandidatëve, anëtarët e Kryesisë që nuk janë deputetë.

Në Kryesi është diskutuar mbi profilin se si duhet të jetë Presidenti i ardhshëm, duke theksuar se Presidenti nuk duhet të jetë politikan aktiv dhe as nga Grupi parlamentar i PS-së.

“Kreu i ardhshëm i shtetit të mos jetë identifikuar me PS. Prioritet për kandidaturën i jepet atyre qe vijnë nga diplomacia dhe jeta akademike”, mësohet të jetë thënë në mbledhje.

Kryesia vendosi të thërrasë Asamblenë Kombëtare të PS në datë 7 Maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb