Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa ka cituar qëndrimin e Shqipërisë se është kundër sulmit rus në Ukrainë, ka kërkuar që seanca e sotme plenare të vijojë normalisht.

Kodheli tha se presidentit Meta i lind e drejta që të mbledh Këshillin e Sigurisë apo të miratojë rezoluta.

“Duhet me të vërtetë të respektojmë parlamentin në orar dhe në prezencën fizike. Kam ardhur mbrëmë nga mbledhja e asamblesë së Natos ku u diskutua për pushtimin apo sulmet nga Rusia. Shtetit shqiptar ka shumë mekanizma, ku presidenti i Republikës mund të thërrasë këshillin e Sigurisë, raportimin e Këshillit të Jashtëm apo dhe timin. Presidenti ka të drejtë të bëjë dhe rezoluta për një situatë të nderë, por vlerësoj se seanca duhet të vazhdojë normalisht. Parlamenti mund të përdor mekanizma për të herë akoma më të qartë mbështetjen që i japim Ukrainës, ndaj agresionit rus.”, tha Kodheli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb