TIRANE

Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesë-padisë që Presidenti i Republikës Ilir Meta depozitoi më 24 Korrik, duke kërkuar shpalljen antikushtetues të ligjit për Teatrin Kombëtar, dhe pezullimin zbatimit të projektit deri në një vendim të gjykatës kushtetuese, me argumentin se përmën akt kriminal dhe në kundërshtim të plotë me interesat kombëtare të vendit.

Në shkresën që mban datën 26 Dhjetor 2019, Kushtetutesja bën me dije nisjen e shqyrtimit të cështjes dhe iu ka kërkon Këshillit të Ministrave, Kuvendit, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, që brenda datës 22 Janar të depozitojnë qendrimet e tyre me shkrim.

“Ju njoftojmë se në shqyrtimin paraprak të kërkesës së Presidentit të Republikës, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese më datë 24 Dhjetor 2019, ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare me dyer të hapura. Për zhvillimin sa më korrekt të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetutese e çmon të domosdoshme vënien në dispozicion, brenda datës 22 Janar 2020, të një komenti me shkrim, lidhur me argumentet tuaja për kërkesën e paraqitur.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjykata Kushtetutese aktualisht është e përbërë nga 4 anëtarë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari. Nga një vëzhgim i bërë në faqen zyrtare në internet të Gjykatës Kushtetutese, ky institucion ka marrë një sërë vendimesh me një trupë të përbërë nga vetëm 3 gjyqtarët, Tusha, Toska dhe Papajorgji.

Ndërkohë që Xhaferllari nuk është bërë pjesë e vendimmarrjeve, siç duket për shkak të konfliktit të krijuar mes mazhorancës socialist në Kuvend dhe Presidentit të Republikës. Vendimet e marra gjatë muajit dhjetor, janë të tilla që Kushtetutesja mund t’i marrë edhe me një trupë prej 3 anëtarësh pasi në thelb është vendosja për moskalim të kërkesave të ndryshme për shqyrtim në seancë plenare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb