“Zgjedhja strategjike e Pekinit është të forcojë dhe zhvillojë marrëdhëniet me Moskën dhe ky kurs mbetet i pandryshuar”, tha presidenti kinez Xi Jinping gjatë një takimi me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë.

Udhëheqësi kinez, i cili mbërriti dje në Moskë për një vizitë tre-ditore në Rusi, ku u takua me Putinin, më pas u ulën në një në darkë ku bisedimet zgjatën për katër orë e gjysmë.

Krerët e dy shteteve diskutuan bashkëpunimin dypalësh dhe situatën në Ukrainë, si dhe planin e propozuar nga Pekini për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: