Presidenti kinez Xi Jinping, ka bërë me dije se do të zhvillojë një udhëtim dy ditor në Rusi, nga data 20 deri më 22 mars.

Lajmi u njoftua nga Ministria e Jashtme e Pekinit, duke sqaruar se kjo vizitë ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Vizita ka të bëjë me miqësinë që synon thellimin e besimit të ndërsjellë midis Kinës dhe Rusisë”, njofton Ministria e Jashtme. Ndër të tjera bëhet me dije se ky takim do të shërbejë për të diskutuar mbi “bashkëpunimin strategjik” midis dy vendeve.

Vizita vjen pasi Pekini, një aleat i Rusisë, ka ofruar propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ndërkohë vendet perëndimore kanë paralajmëruar Pekinin që të mos furnizojë Moskën me armë. Sakaq nga kjo vizitë e presidentit kinez në Rusi, pritet të nënshkruhen një sërë “dokumentesh dypalëshe të rëndësishme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: