Presidenti kinez, Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë tre-ditore në Arabinë Saudite, ku do të takohet me mbretin dhe sundimtarin.

Udhëheqësi kinez do të mbërrijë të mërkurën për vetëm udhëtimin e tij të tretë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit dhe i pari në Arabinë Saudite që nga viti 2016.

“Vizita vjen pas një ftese nga Mbreti Salman i Arabisë Saudite “për të forcuar lidhjet historike dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve”, ka bërë me dije në një njoftim zyrtar Agjencia e Shtypit Saudite (SPA).

Marrëveshjet fillestare me vlerë 29.26 miliardë dollarë do të nënshkruhen gjatë samitit dypalësh, tha SPA.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës konfirmoi vizitën në një deklaratë të shkurtër.

Kina është partneri më i madh tregtar i Arabisë Saudite dhe MBS pritet t’i bëjë Xi një mirëseardhje luksoze kur të zbarkojë në Riad të mërkurën, një kontrast i dukshëm me pritjen e heshtur që iu bë “presidentit amerikan Joe Biden në korrik.

Vizita pasqyron “marrëdhëniet shumë më të thella të zhvilluara vitet e fundit” midis dy vendeve, tha Ali Shihabi, është shprehur një analist i Arabisë Saudite pranë qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb