Venezuela po negocion me Iranin për mundësinë e blerjes së raketave nga ky i fundit, paralajmëroi sot presidenti kolumbian Ivan Duque.

“Është një interes i diktaturës së presidentit Nicolas Maduro për të siguruar raketa me rreze të mesme dhe të madhe nëpërmjet Iranit”, tha Duque.

Venezuela nuk reagoi menjëherë ndaj akuzave.
Në pohimet e mëparshme, ajo ka theksuar se marrëdhëniet e saj të ngushta me Iranin janë vetëm të një natyre politike dhe tregtare.

Kolumbia, e cila nuk ka marrëdhënie diplomatike me fqinjin e saj, është në mesin e dhjetra vendeve që e kanë njohur liderin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaidon, si presidentin e përkohshëm të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb