Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka kërkuar nga kryeministri Saad Hariri të vazhdojë si kryeministër i përkohshëm derisa të formohet një qeveri e re.

Hariri dje dha dorëheqje mes protestave masive kundër planeve të qeverisë së tij për të rritur taksat. Protestat shpejtë u shndërruan në ankesa më të gjera me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë dhe sjelljen e zyrtarëve të korruptuar për të dhënë llogari.

Në një deklaratë, presidenca libaneze tha se Aoun kërkoi nga Hariri dhe kabineti i tij të vazhdojnë me një rol kujdestar derisa të formohet një qeveri e re.

Libani vuan nga papunësia e lartë, me nivel të ulët të zhvillimit dhe me borxhe më të larta në botë, të cilat sipas Ministrisë së Financave të vendit në tremujorin e parë të vitit 2019 arritën në 86.2 miliardë dollarë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb