PARIS

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dënoi fuqishëm sulmet që regjimi i Bashar al-Assadit është duke kryer që disa javë ndaj civilëve në Idlib.

Macron, para Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) që po zhvillohet në Bruksel, dha deklarata për gazetarët.

Presidenti francez theksoi se nuk mund të injorohen gjërat që ndodhin në Idlib. “Në Idlib sot dhe disa javë me radhë është duke ndodhur një ndër dramat më të këqija njerëzore. Dënoj fuqishëm sulmet që regjimi i Bashar al-Assadit është duke kryer që disa javë ndaj civilëve në Idlib”, u shpreh Macron.

Ai gjithashtu u shpreh se në sulmet në Idlib janë duke u shënjestruar edhe popullata civile si dhe qendrat e shëndetësisë.

Macron theksoi se duhet luftuar me terroristët, duke theksuar se dëshirojnë të marrin një vendim me 27 vendet anëtare të BE-së.

Ai ndër të tjerat i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që të marrin më shumë përgjegjësi në lidhje me këtë. “Asgjë nuk mund të jetë arsye për të mos respektuar ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha Macron.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb