Posti i Presidentit në Kosovë po mban të ‘ngrirë’ arritjen e një marrëveshjeje mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës për formimin e koalicionit qeveritar.
Mediat kosovare bëjnë me dije se sot krerët e dy partive, Vetëvendosja dhe LDK janë takuar në ambientet e Kuvendit. Kurti dhe Mustafa janë të vendosur të kenë një përfaqësues nga partitë e tyre për President.

Mustafa i ka propozuar Albin Kurtit një ditë më parë që në këmbim të Presidentit t’i japë një ministri më tepër Vetëvendosjes. Partia fituese nga zgjedhjet ende është pa përgjigje. Sot dy krerët e partive kanë zgjedhur të diskutojnë nga afër pas takimeve të djeshme me deputetët gjermanë Peter Beyer dhe Christian Schmidt.

Ky i fundit deklaroi se “Tani nuk është koha të merret vendimi për zgjedhjen e presidentit, por të krijohet Qeveria”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb