TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e 2 ambasadorëve të rinj si dhe lirimin e 2 të tjerëve. Bëhet fjalë për Ferit Hoxhën, ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) dhe Ravesa Lleshi, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Ndër të tjera Meta dekretoi lirimin nga detyra të zonjës Venera Domi, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) dhe Filloreta Kodrës, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Dekrete
Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Ferit Hoxha, ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të zonjës Venera Domi, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente
Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Ravesa Lleshi, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të znj. Filloreta Kodra, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente
Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar, për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetues
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb