TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërise, Ilir Meta, dekretoi sot me gradën madhore “Gjeneral Brigade”, kolonel Bajram Begaj.

Në një njoftim për shtyp të Presidencës, bëhet e ditur se “në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH ”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes presidenti Meta ka dekretuar kolonel Bajram Rushit Begaj, me detyrë “Shefi i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT”, me gradën madhore “Gjeneral Brigade””.

Sipas njoftimit, ky dekret i firmosur nga Presidenti hyn në fuqi menjëherë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb