Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Opinion” deklaroi sot se do të kthëjë pas Ndryshimet Kushtetuese të Kodit Elektoral të miratuar në 5 tetor nga Parlamenti me 97 vota. Meta tha se pavarësisht se mazhoranca mund ta kalojë sërish, ai do t’i përgjigjet thirrjes së PPE.

Meta: Unë kam bërë koalicion me kryeministrin aktual vetëm me një kusht që të votonte 3 ligjet që mbanin peng integrimin europian. E dyta i vetmi raport pozitiv në 8 vjet për sa i përket integrimit është vetëm votimi i reformës në drejtësi me 140 vota, ku kryetar i Kuvendit ishte Ilir Meta dhe që u arrit me një marrëveshje ku i vetmi që mungonte ishte Edi Rama.

Çfarë nuk funksionoi mes jush?

Meta: Nëse do kishit kamera të fshehtë marrëdhëniet në kuptimin personal janë të shkëlqyera mes nesh…. Kur jam larguar nga detyra si kryeministër, në janar 2002 Shqipëria ishte përfshirë në procesin e Stabilizim-Asociimit, Serbia dhe Mali i Zi jo. Sot ato janë para nesh.

Ju do ktheni Kodin mbrapsht?

Meta: Nuk do doja ta ktheja se më duket burokratike…pse ta kthej unë kot kur ata do ta miratojnë prapë? Por tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Pasi menjëherë pasi votuan këtë çmenduri pati reagim nga PPE. Ajo tha që i bëjmë thirrje Shqipërisë se ky është një akt që pengon integrimin, i bëjmë thirrje presidentit të kthejë ligjin, i bëjmë thirrje kryeministrit të reflektojë. Në këto kushte unë jam i detyruar ta kthej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb