TIRANE- Në një studio të improvizuar në mjediset e “Korpusit Universitar”, me rastin e 20-vjetorit nga transmetimi i emisionit të parë ‘Opinion’, intervistën e parë Blendi Fevziu ka zgjedhur që ta bëjë me presidentin Ilir Meta.

Teksa u pyet lidhur me faktin se çfarë kishte ndryshuar në këtë emision ndër këto vite, ishte fakti se sipas Metës e vetmja që nuk ka ndryshuar është drejtuesi i këtij emisioni, Blendi Fevziu. Ky i fundit i ka kujtuar Metës momentin e parë të daljes së tij në emisionin Opinion, datë e cila, përkonte me një moment jo të mirë së karrierës politike tëtij.

Ishte 20 janari i vitit 2002, kohë në të cilën, Ilir Meta jep dorëheqjen si kryeministër i Shqipërisë.

Fevziu: Ju vjen keq atëherë kur dhatë dorëheqjen?
Meta: Jo absolutisht, dorëheqja gjithmonë më ka kalitur dhe më ka rikthyer më të fortë.
Fevziu: Ç’do me thënë ju ka rikthyer më të fortë?

Meta: Asnjëherë nuk kam luftuar për poste, dhe si kam kërkuar me çdo kush dhe çmim. Kam bërë lëvizjet e duhura dhe për prespektivën e vendit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: