Presidenti i vendit Ilir Meta ka kthyer sot ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. Në një konferencë për shtyp, Presidenti e cilësoi ligjin në shkelje flagrante të të Kushtetutës.

“Kuvendi ka ndryshuar marrëveshjen e koncensionit të Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza. Ky ligj ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në qeverinë dhe në kuvendin tonë një partiak. Ky ligj është në kundërshtim me rregullat dhe interesat e shtetit shqiptar, prandaj edhe kontrata shtesë e koncensionarit është mbajtur e fshehrtë. Kjo është skandaloze dhe antiligjore.

Po bëj publike disa elementë të kësaj marrëveshje: Ligji kaloi në 27 janar 2021 në Kuvend nga Qeveria dhe po në atë datë e ka futur Konferenca e Kryetarëve edhe pse nuk u kërkua procedurë e përshpejtuar. Marrëveshja u nënshkrua në Kamëz në 26 janar. Qeverisë iu desh vetëm një ditë që ta firmosë e propozojë Kuvendit për miratim. Ndërkohë që Kuvendi e ka shqyrtuar në komisione në 4 shkurt dhe miruatuar në Kuvend në 8 shkurt. Gjithçka u bë pa asnjë lloj gare”,- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb