Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ishte sot i pranishëm së bashku me krerët më të lartë të shtetit, si dhe autoritetet vendore, në ceremoninë solemne të nderimit dhe përkujtimit të luftëtarëve atdhetarë, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në Luftën kombëtare të Vlorës 1920.

Presidenti Meta vendosi një kurorë me lule para memorialit historik të “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920” në Qafën e Koçiut, duke u përulur me respekt dhe nderim ndaj veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të çlirimit të Vlorës dhe të Shqipërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb