Presidenti Ilir Meta vazhdon të jetë në Dibër, ndërsa nxjerr në pah traditat dhe vlerat e kësaj krahine.

Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale këngën e Hajredin Pashës, e kënduar nga një vogëlushe 10 vjeçare.

Kreu i shtetit vlerëson se Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve, ndërsa kjo trimëri e vendasve është përjetësuar në këngë e valle.

https://www.facebook.com/watch/?v=319918999336380&extid=viEw6NavGOSEhVmK

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve.

Trimërinë dhe heroizmin e dibranëve në luftërat për mbrojtjen e territorit dhe identitetit tonë kombëtar, populli e ka përjetësuar në këngë.

Padyshim një ndër më të veçantat, dhe një nga më të dashurat për mua është edhe Kënga e Hajredin Pashës.

Por më të jashtëzakonshme e bëri për mua, këngëtarja më e re e Ansamblit “Kuvendi i Zall Dardhës”, Elisa Skarra, vogëlushja 10-vjeçare, që të mahnit jo vetëm me talentin e jashtëzakonshëm, por edhe me dashurinë e madhe për Atdheun e rrënjët e të parëve.

Një falenderim të veçantë kam për prindërit e saj që kanë mbajtur gjallë traditat dhe kanë trashëguar tek brezi më i ri vlerat tona më të mira kombëtare. Model frymëzimi për të gjithë!

Ju përshëndes me këtë interpretim virtuoz të artistes sonë Elisa Skarra! ??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb