Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka vlerësuar kontributin e futbollistit Sulejman Mema.
Sipas Metës, Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari.
“Sulejman Mema ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm i një gjenerate të artë të Tiranës dhe Shqipërisë. Edhe sot kemi nostalgji për inteligjencën, fantazinë dhe finesën e tij në fushën e blertë e sidomos për encet, që përfundonin në rrjetë, më lehtë se edhe vetë penalltitë. Ai ishte ndër ata lojtarë, që fitonte edhe duartrokitjet e kundërshtarit. Edhe në këto tre dekada, Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari, siç i përket gjithmonë familjes së madhe sportive Mema. Për Sul Memën, nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm DUARTROKITJE”, shkruan Meta.