STRUGË

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur të gjithë shqiptarët me anë të një fotoje nga Struga. Kjo foto vjen pasi Kreu i Shtetit ishte pjesëmarrës në një dasmë.

Ai shprehet se një kafe buzë liqenit të Strugës të jep energji pozitive.

57253436 2227339597312301 1526995903204818944 N
57253436 2227339597312301 1526995903204818944 N

“Përshëndetje miq nga Struga! Pas një mbrëmje të mrekullueshme në dasmën e Borës, vajzës së Arianitit dhe Elvadinës, një kafe buzë liqenit të jep vetëm energji pozitive”-shkruan ai.

Presidenti i vendit nuk ka ngurruar edhe herë të tjera të përshëndesë qytetarët gjatë vizitave të kryera në viset ku jetojnë shqiptarët si në Kosovë, Maqedoni e Veriut apo edhe në Mal të Zi.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb