Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet sërish në Vlorë, ku sot në mbrëmje do të flasë në një intervistë në televizionin lokal. Ka qenë vetë Kreu i Shtetit që e ka paralajmëruar intervistën në një postim në “Facebook”, teksa shprehet se është i hapur për çdo pyetje.

“Të dashur motra dhe vëllezër vlonjatë, ju ftoj të më ndiqni sot LIVE në ora 21:00 në televizionin prestigjoz të Vlorës, ONE TV, në një intervistë përballë dy gazetarëve të nderuar Deni Llanaj dhe Irena Kabello. I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Presidenti Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb