TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përsëritur thirrjen për Kuvendin dhe qeverinë për reforma në arsim.

Kreu i Shtetit kërkon hapjen e sistemit dhe freskimin e tij me prurje cilësore pedagogjike dhe akademike për ta nxjerrë atë nga koma, për ta rigjallëruar dhe futur në binarët konkurrues të tregut europian të dijes dhe të teknologjisë.

“??? I bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë për ndërmarrjen sa më parë të reformave rrënjësore për ta shëndetësuar arsimin nga fiktiviteti dhe militantizmi partiak.
Hapjen e sistemit dhe freskimin e tij me prurje cilësore pedagogjike dhe akademike, që do të jenë hartuesit dhe zbatuesit e reformave të vërteta dhe të besueshme, që do ta transformojnë këtë sektor.
Për ta nxjerrë atë nga koma, për ta rigjallëruar dhe futur në binarët konkurrues të tregut europian të dijes dhe të teknologjisë.
Vetëm me një arsim konkurrues dhe cilësor ne do t’u japim të rinjve tanë shpresë dhe siç thoshte Gëte, rrënjë për t’u fiksuar dhe krahë për të fluturuar, por jo jashtë Shqipërisë”, apelon Presidenti Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb