I njohur si një prej njerëzve që e do dhe e vlerëson natyrën shqiptare, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zgjedhur një tjetër destinacion.

Ai ka postuar sot një foto nga Vishnja, një fshat i Tiranës, ku nuk i ka munguar gjelbërimi tipik i pranverës dhe dielli.

Meta thotë se është relaksur por edhe ka reflektuar. Të jetë gati për ndonjë aksion të ri në politikë?!

“Një e shtunë në Vishnje, plot diell, relaks dhe reflektim”,- shkruan ai në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: