Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Bullgarisë, Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, kanë qenë temat kryesore që janë diskutuar mes tyre.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan: Kënaqësi të bisedoja sot me Ambasadorin e Bullgarisë, z.Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore. E falenderova për mikpritjen që m’u rezervua në Sofje, si edhe për kontributin e tij për përmirësimin e bashkëpunimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: