Prej ditës së diel, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Bullgari.

Meta është pritur atje me nderime nga homologu Rumen Radev. Pjesë nga ceremonia zyrtare në nderë të tij, Meta i ka shpërndarë në rrjete sociale.

Postimi i Ilir Metës:

I nderuar nga ceremonia shtetërore e pritjes së Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev! Faleminderit! Благодаря!

Vlen të theksohet sakaq, se gjatë qëndrimit në Bullgari Meta pritet të takohet me disa zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërsa fokusi i bisedimeve nuk është bërë publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb