TIRANË

Optimist, i buzëqeshur dhe i relaksuar. Kështu shfaqet Presidenti i Republikës Ilir Meta në një foto të publikuar nga vetë ai në “Facebook”, në krah të të cilit qëndron ish-kryeministri i Kosovës, kreu i AAK Ramush Haradinaj. Siç shihet mes tyre ka pasur një takim shumë miqësor.

“Sot me Ramushin, në këtë Pranverë Shqiptare”, shkruan Presidenti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pak minuta më pas edhe Haradinaj ka publikaur foto me Metën. “Sot me Presidentin!”, shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky është takimi i parë i liderëve të Kosovës me drejtuesit shqiptarë, pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, ku fitoi Vetëvendosje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb