Presidenti Ilir Meta duket se po kalon një mbrëmje të qetë dhe në paqe. Të paktën kështu duket nga fotoja e sapo postuar prej tij në rrjetin social Facebook.

Meta shfaqet në krahë të Padre Serxhios, i buzëqeshur dhe i veshur me një bluzë të kombëtares shqiptare të futbollit.

“Me Padre Serxhion ju urojmë një mbrëmje të këndshme nga Ishmi”,- shkruan ai krahas fotos.

Kohë më parë Presidenti Meta ka qënë edhe në Kishën e Bizës (Ishëm) ku ka ndjekur meshën e drejtuar nga Padre Serxhio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: