Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, për mikpritjen e bërë në Sofje.

Meta shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë miq kanë potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe për t’u pasuruar më tej në të ardhmen.

“Mirënjohje Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev për mikpritjen e ngrohtë në Sofje, në këtë vatër të rëndësishme politike dhe kulturore të shumë patriotëve shqiptarë dhe rilindasve kombëtarë, që punuan me përkushtim për Pavarësinë e Shqipërisë.
Mbështetur mbi këtë trashëgimi të vyer, marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe tradicionale të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe dy popujve tanë miq kanë një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe pasuruar më tej në të ardhmen”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: